Bayern Munchen thyhet pas 32 ndeshjeve, reagon Hansi Flick

Bayern Munchen thyhet pas 32 ndeshjeve, reagon Hansi Flick

19:06, 27/09/2020

Bayern Munchen pësoi një humbje surprizë ndaj Hoffenheimit me rezultatin e thellë 4-1.

Kjo humbje vjen pas 32 ndeshjeve zyrtare me rezultate pozitive, ku nën drejtimin e Hansi Flick bavarezët kanë fituar 4 trofe.

Pas këtij takimi ka dhënë një prononcim të shkurtër trajneri Flick, i cili tha: “Ishte e qartë se koha do të vinte në një moment. Komplimente të mëdha për Hoffenheim dhe gjithashtu për Sebastian Hoeneb. Nuk ia hedh fajin lodhjes. Nuk kemi arritur të krijojmë shumë shanse të mira. Urime Hoffenheimit, ata ishin shumë të mirë sot”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco