Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

MotoGP/ Fabio Quartararo triumfon në Barcelonë, rrëzohet Valentino Rossi

MotoGP/ Fabio Quartararo triumfon në Barcelonë, rrëzohet Valentino Rossi

18:20, 27/09/2020

Fabio Quartararo triumfon në Çmimin e Madh të Katalunjës dhe kthehet në krye të Botërorit të MotoGP.

Në Barcelonë, francezi i ekipit Petronas u parapriu dy motorëve Suzuki të Joan Mir dhe Alex Rins, ndërsa vendi i katërt shkoi për Morbidellin.

E diel e hidhur për Andrea Dovizioson, që u përfshi në një kontakt me Zarcon në fillim të garës dhe ishte i detyruar të tërhiqej.

Ditë e keqe edhe për Valentino Rossin, që u rrëzua në garën numër 350 në karrierë në tij në klasin mbretëror.

Supozohej të ishte një duel mes Fabio Quartararos dhe Andrea Doviziosos, por një rrëshqitje e pilotit italian në kthesën dytë në xhiron e parë, efektivisht prishi spektaklin në Montmelo.

Përfitoi nga ky episod “Djalli”, Fabio Quartararo, i cili pas dy muajsh “agjërim”, ngrihet përsëri në shkallën më të lartë të podiumit, duke rifituar kreun e klasifikimit të përgjithshëm.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco