Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Luis Suarez, asist dhe dopjetë në debutimin me Atleticon e Madridit

Luis Suarez, asist dhe dopjetë në debutimin me Atleticon e Madridit

18:03, 27/09/2020

Debutim ëndrrash për Luis Suarez. Sulmuesit uruguaian, i cili u largua nga Barcelona për t’iu bashkuar Atletikos së Madridit, i mjaftuan vetëm 3 minuta për të rrëmbyer skenën.

33-vjeçari u fut nga stoli në minutën e 70-të të sfidës ndaj Granadës, duke zënë vendin e Diego Costës, teksa në minutën e 73-të, asistoi në mënyrë spektakolare për Llorente, i cili e dërgoi topin në rrjetë.

Ylli uruguaian nuk u mjaftua vetëm me asisti, teksa në minutën e 86-të, pas një krosimi të Llorente, goditi në mënyrë mjeshtërore me kokë, duke e dërguar topin në rrjetë.

Një realizim me të vërtetë mjaft i bukur ai i Suarez.

Image

Suarez realizoi edhe golin e dytë personal në minutën e tretë shtesë, duke vulosur fitoren e thellë 6-1 të Atleticos, e cila me ardhjen e tij tashmë duket e frikshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco