Preket nga Koronavirusi ky ekip kombëtar, infektohet trajneri

Preket nga Koronavirusi ky ekip kombëtar, infektohet trajneri

16:48, 27/09/2020

Trajneri i Polonisë, Jerzi Brzezçek, është infektuar me COVID-19. Lajmi u dha nga Federata Polake e Futbollit.

Sipas njoftimit, 49-vjeçari ka shfaqur ethe dhe është futur në izolim. Ai do  të testohet çdo dy ditë për gjendjen shëndetësore.

“Trajneri ka ethe, por nuk ka shfaqur simptoma të tjera të infeksioni. Jerzi Brzeçek do të testohet çdo dy ditë dhe nëse rezultati del negativ, ai do të mund të kthehet në punë. Të mërkurën stafi teknik do të testohet për COVID-19”, deklaroi zëdhënësi i Federatës Polake të Futbollit, Jakub Kviatkovski.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco