Shkarkohet trajneri vetëm pas 2 ndeshjesh

Shkarkohet trajneri vetëm pas 2 ndeshjesh

16:14, 27/09/2020

Kanë mjaftuar dy javët e para të kampionatit që drejtuesit e Shalke 04, të marrin vendimin për shkarkimin e trajnerit.

David Wagner nuk do të jetë më një trajner i Shalkes, teksa është shkarkuar për shkak të rezultateve të dobëta.

Pas humbjes 8-0 ndaj Bayernit në javën e parë, ditën e djeshme Shalke është mposhtur 3-1 nga Werder Bremen dhe kjo e ka sosur durimin e drejtuesve, të cilët i kanë komunikuar trajnerit shkarkimin nga drejtimi i skuadrës.

Tashmë ka nisur puna për të gjetur trajnerin e ri, pas nisjes shumë të keqe të kampionatit, ku janë pësuar 11 gola dhe është shënuar vetëm 1.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco