Serie-A: Klasikja Roma - Juventus, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

Serie-A: Klasikja Roma - Juventus, ja si pritet të rreshtohen skuadrat

11:42, 27/09/2020

Juventusi i Andrea Pirlo-s përballet me provën e parë të madhe këtë sezon të ri në Serie-A. Bardhezinjtë do të luajnë me Romën e Marash Kumbullës.

Juventusi e nisi garën për fitimin e titullit të 10-të radhazi në kampionatin italian me një triumf 3-0 ndaj Sampdoria, duke i dhënë Pirlos një fitore në ndeshjen e tij të parë si trajner i torinezëve.

Mirëpo 41-vjeçari do të përballet me një javë të dytë mjaft të vështirë në “Stadio Olimpico” kundër një skuadre si Roma që kërkon fitoren e parë në kampionat, pas humbjes ndaj Veronës 3-0 në tavolinë.

Bardhezinjtë do të udhëtojnë drejt kryeqytetit me një organikë më të kompletuar, pasi përveç dyshes Ronaldo-Kulusevski, tekniku Pirlo ka marrë me vete edhe Paulo Dybalën e Alvaro Moratën, i pari i rikthyer nga dëmtimi dhe i dyti i ardhur vetëm pak ditë më parë nga Atletico Madrid.

Nga ana tjetër, trajneri Fonseca do të ketë mundësi të hedhë një skuadër më të kompletuar në fushë, pasi në qendër të mbrojtjes do të debutojë Marash Kumbulla, i ardhur vetëm 10 ditë më parë në kryeqytet, por me pritshmëri të mëdha.

Djaloshi i Kombëtares Shqiptare ka bërë një sezon të shkëlqyer vitin e kaluar te Verona dhe sonte do të zbresë në fushë me fanellën verdhekuqe e me detyrën e vështirë për të udhëhequr një repart ku mungojnë futbollistët me eksperiencë.

Gjithashtu edhe në sulm trajneri i Romës do të ketë mundësi të mbështetet sërish te Dzeko, me boshnjakun që është një pikë orientimi për lojën e skuadrës dhe që sonte në mbrëmje do të ketë mbështetjen e Pedros dhe Mkhitaryan.

Formacionet e mundshme:

Roma (3-4-2-1): Mirante; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Santon, Veretout, Pellegrini, Spinazzola; Mkhitaran, Pedro; Dzeko.

Trajner: Paulo Fonseca.

Juventus (3-4-2-1): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, McKennie, Rabiot, Frabotta; Ramsey; Kulusevski, Cristiano Ronaldo.

Trajner: Andrea Pirlo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco