Zbulohet e ardhmja e Gentjan Muçës, ky është klubi ku do të luaj ish-kapiteni i Tiranës

Zbulohet e ardhmja e Gentjan Muçës, ky është klubi ku do të luaj ish-kapiteni i Tiranës

10:10, 27/09/2020

Ditën e djeshme Tirana dhe Genjan Muça ndërprenë bashkëpunimin midis tyre. Një largim i befasishëm nga bardheblutë që ka shtangur jo pak tifozët e kësaj skuadre, të cilët e kishin Muçën si idhullin e tyre.

Megjithatë, mbrojtësi do të mbetet bardheblu në fanellën që do të mbajë veshur. Prishtina pritet të jetë skuadra e tij e re.,Në një prononcim për “Supersport” presidenti i klubit kosovar, Remzi Ejupi, pranoi se Muça është afër firmës me Prishtinën.

Pritet që të hënën transferimi të zyrtarizohet. “Panorama Sport” mëson se në orët e fundit për Muçën ka pasur zëra edhe për një marrëveshje të mundshme me Kukësin, por tashmë gjasat janë që të firmosë me Prishtinën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco