'Të luash kundër Real Madrid, kundër VAR, kundër penalltive, është vështirë'

'Të luash kundër Real Madrid, kundër VAR, kundër penalltive, është vështirë'

09:41, 27/09/2020

Real Betis priti mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Benito Villamarín” për javën e tretë në La Liga, skuadrën e Real Madrid. Vendasit deri në minutën e 81-të po barazonin me rezultatin 2-2 me madrilenët, mirëpo 1 minutë më vonë arbitri i sfidës akordoi një penallti për “Los Blancos”, e cila u ekzekutua saktë nga Sergio Ramos. Në minutën e 67-të gjyqtari i sfidës pas konsultimit me VAR  kishte ndëshkuar me karton të kuq lojtarin e Real Betis, Emerson.

Në një prononcim pas ndeshjes, trajneri i Betis, Manuel Pellegrini, ishte i lumtur me paraqitjen e lojtarëve të tij, por ishte shumë i zemëruar me arbitrimin.

“ Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Ne ishim shumë më superior se Real Madrid gjatë gjithë pjesës së parë. Ne shënuam dy gola, patëm edhe tre raste të pastra shënimi. Në pjesën e dytë ata na barazuan, me një gol ku duhet riparë pozicioni i Benzemas. Më pas kaluan në avantazh me një penallti, arbitri na ndëshkoi me të kuqe, të luash 30 minuta me një lojtar më pak kundër Real Madrid nuk është e lehtë. Janë shumë. Dënimi, largimi, VAR dhe Real Madrid së bashku janë shumë ”.

Trajneri kilian ishte ironik kur tha se, të shtunën, i gjithë arbitrimi ishte në anën e Madridit: “ Të luash kundër Real Madrid, kundër VAR, kundër penalltive, të gjithë së bashku, është e vështirë. Arbitri është përgjegjës për drejtësinë. Këtë herë bëri një arbitrim në favor të Real Madrid. Me siguri ai duhet të ketë qenë i drejtë pasi ka parë pamjet", përfundoi Pellegrini.

Momentet e dyshimta:

Kartoni i kuq.

Pozicioni i Lojtarit të Real Madrid tek kartoni i kuq.

Image

 

Goli i Real Madrid, pozicioni i Benzema.

 

 

Penalltia e Real Madrid

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco