Muça i thotë lamtumirë Tiranës: Me ty u linda, me ty u rrita...

Muça i thotë lamtumirë Tiranës: Me ty u linda, me ty u rrita...

08:29, 27/09/2020

Ditën e djeshme Tirana njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me kapitenin, Gentjan Muça. Një largim i befasishëm nga bardheblut që ka shtangur jo pak tifozët e kësaj skuadre, të cilët e kishin Muçën si idhullin e tyre.

Largimin nga Tirana e ka njoftuar edhe vetë futbollisti me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku tregon se largimi nga klubi të cilit ia kushtojë të gjithë karrierëqn, ka ardhur për arsye profesionale.

Postimi i plotë i Gentjan Muçës:

Me ty u linda, me ty u rrita...”

Dhe jo vetem, por me ty e ndava gezimin dhe hidherimin.

Ty te kushtova rinine dhe karrieren time dhe si kembim mora mbrapc dicka qe nuk blihet me para. Mora me te bukuren prej teje, mirenjohjen, dashurine dhe duartrokitjet e te gjithe tifozerise bardh e blu.

Ndaj per respekt te te gjithe dashamiresve bardh e blu, ndjej detyrim te sqaroj se, largimi im nga KF Tirana erdhi per arsye profesionale.

Kam akoma mundesi per te kontribuar ne fushen e blerte.

Faleminderit per gjithcka.

Gent Muca

#njoniprejjush

Gjithmone bardh e blu

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco