VIDEO/ Ndeshje që të bën me ‘zemër’, Interi fiton me frymën e fundit

VIDEO/ Ndeshje që të bën me ‘zemër’, Interi fiton me frymën e fundit

23:05, 26/09/2020

Inter ka bërë çmendurinë duke e përmbysur Fiorentinën në ‘San Siro’, për fitoren 4-3 në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Serie A.

Miqve nga Firence iu nevojitën tre minuta për të kaluar në avantazh, kur shënoi Christian Kouame për 0-1. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Inter barazoi në 1-1, falë një supergoli të shënuar nga Lautaro Martinez.

Inter madje në fraksionin e dytë të lojës arriti të përmbyste rezultatin, kur Federico Ceccherini shënoi autogol në minutën e 52’.

Vazhdimi i ndeshjes ishte shumë i hapur, dhe Fiorentina arriti të shënonte edhe dy gola të tjerë, për 2:3. Gaetano Castrovilli në minutën e 57’ dhe Federico Chiesa në minutën e 63’, ishin golashënues për “violët”.

Fundi i ndeshjes ishte i çmendur dhe i takoi Interit, që fillimisht barazoi me Romelu Lukakun për 3-3, dhe pastaj me Danilo D’Ambrosio bëri heroin duke i dhuruar fitoren Interit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco