Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Chelsea me frymën e fundit i shpëton humbjes së turpshme

Chelsea me frymën e fundit i shpëton humbjes së turpshme

21:00, 26/09/2020

Chelsea u ndal në barazim 3-3 në përballjen ndaj West Brom në një sfidë dramatike të zhvilluar në “The Hawthorns”.

Gjatë pjesës së parë vendasit shënojnë gola të shpejtë duke befasuar skuadrën e Lampardit e cila u gjend në disavantazh të 3 golave.

Vetëm 4 minuta lojë dhe në skenë shfaqet Callum Robinson i cili hapi serinë e golave duke kaluar në avantazh vendasit, shkruan SYRI.net. Goli i dytë vjen sërish me autor Callum Robinson, ndërsa në minutën e 28’ ishte mbrojtësi Kyle Bartley i cili dërgon shifrat në 3-0.

Në pjesën e dytë, Frank Lampard filloi me zëvendësime, të cilat kthyen skuadrën londineze në lojë, duke e shpëtuar nga humbja.

Mason Mount në minutën e 55’, shënoi golin e parë për Chelsean. Rezultatin e ngushtoi 2-3 sulmuesi Callum Hudson-Odoi.

Chelsea nuk u dorëzua deri në fund, dhe në minutën e 94’ arriti barazimin në 3-3, me golin e Tammy Abraham.

Në fund, West Brom 3-3 Chelsea.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco