Dortmund pëson e parë, ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme në Bundesliga

Dortmund pëson e parë, ja të gjitha rezultatet e ditës së sotme në Bundesliga

17:45, 26/09/2020

Borussia Dortmund ka pësuar humbjen e parë për sezonin e ri në Bundesliga.

Verdhezinjtë u mposhtën 2-0 në përballjen ndaj Augsburgut e vlefshme për kampionatin elitar të futbollit gjerman.

Për vendasit e Augsburg, kjo ishte fitorja e dytë, në po kaq ndeshje duke bërë një start të mirë. Golat u shënuan nga Felix Uduokhai në minutën e 40’ dhe në pjesën e dytë Daniel Caligiuri (52’) vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në javën e ardhshme, Dortmundi në shtëpi pret Freiburgun, ndërsa Augsburg udhëton për t’u përballur me Wolfsburg.

Ja rezultatet e tjera të javës së dytë në Bundesliga:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco