‘Ishte gabim i madh largimi i Suarez’, legjenda braziliane kritikon Barcelonën!

‘Ishte gabim i madh largimi i Suarez’, legjenda braziliane kritikon Barcelonën!

17:12, 26/09/2020

Rivaldo ka kritikuar Barcelonën që ka lejuar largimin e Luis Suarez.

Sulmuesi uruguaian pas 6 sezonesh në ‘Camp Nou’, ka nisur një aventurë të re tek Atletico Madrid, me trajnerin Ronald Koeman që nuk ka llogaritur më në shërbimet e tij.

Sipas legjendës së Barcelonës, Luis Suarez do të përshtatet shumë mirë në stilin e lojës së Diego Simeones.

“Doja që Suarez të qëndronte te Barcelona dhe ndjeva se ende kishte shumë për të ofruar. Por Ronald Koeman e bëri të qartë se uruguaiani ishte i tepërt ndaj kërkesave të tij dhe ai u bashkua me një klub ku do të vlerësohet”, ka deklaruar Rivaldo.

“Shpresoj që gjërat që shkojnë për mirë për Suarez në Atletico sepse unë jam tifoz i një lojtari që nuk duhet të ishte larguar nga Barcelona. Ai është një luftëtar i shkëlqyeshëm dhe ka nënshkruar për një klub perfekt. Cilësitë e tij do t’i përshtaten në mënyrë të përkryer stilit të lojës së Simeone”, analizoi Rivaldo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco