VIDEO/ Ndeshje e çmendur! Manchester United fiton ndaj Brighton 'pas vërshëllimës finale'

VIDEO/ Ndeshje e çmendur! Manchester United fiton ndaj Brighton 'pas vërshëllimës finale'

15:50, 26/09/2020

Pas disfatës ndaj Crystal Palace (1-3), Manchester United kërkonte fitoren e parë në sezonin e ri në Premier League ndaj Brighton. Pulëbardhat mundën Neëcastle në ndeshjen e fundit (3-0) pasi humbën ndaj Chelsea në ndeshjen e parë (1-3). Edhe pse për United në fushë ishte katërshja, Martial-Fernandes-Greenëood-Rashford, skuadra e e Ole Gunnar Solskjaer, vuajti jo pak.

Një pjesë e parë që pa ekipin e Graham Potter të prekte dy herë shtyllën, para se të hapte rezultatin e sfidës me një penallti dhe një panenka nga Neal Maupay (1-0, 40).

“Djajtë e kuq” reaguan shpejt dhe barazuan takimin me një autogol të shënuar nga Dunk (1-1, 43). Pastaj pjesa tjetër ishte një histori e VAR: Fillimishtë do të anulonte një penallti të dhënë nga arbitri për vendasit ( 47-të) dhe më pas anuloi një gol për pozicion jashtë loje nga Rashford  (52-të).

Po, Rashford do të hakmerrej duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij (1-2, 55). Brighton do të surprizonte sërish skuadrën e United, duke barazuar sfidën me anë të Mars (2-2, 90 + 5). Mirëpo, kur dukej se Brighton do të merrte një pikë nga ky takim, VAR akordoi një penallti për Man Utd, pas vërshëllimës finale të gjyqtarit.

Një prekje me dorë në zonë pas goditjes nga këndi, bëri që Bruno Fernandes të kishte në dorë fatet e skuadrës së tij. Fernandes goditi saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Me këtë rezultat United kalon në vendin e 14-të ndërsa Brighton ngjitet në të 6-in. Ndeshjet e ardhshme: Tottenham për Djajtë e Kuq dhe Everton për pulëbardhat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco