Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Liga i argumenton qeverisë kërkesat, ja të gjitha detajet

Liga i argumenton qeverisë kërkesat, ja të gjitha detajet

15:01, 26/09/2020

Kategoria Superiore ka bojkotuar kampionatin, i cili ende nuk dihet se kur do të fillojë. Klubet i kanë paraqitur qeverisë katër kërkesa dhe në rast se ato nuk plotësohen, atëherë refuzojnë të zbresin në fushë dhe të nisin kampionatin.

Së fundmi Liga Profesioniste ka publikuar 4 kërkesat drejtuar qeverisë, të cilat janë të argumentuara në 12 faqe. Katër kërkesat e Ligës janë:

1. Ndryshime në ligjin për sponsorizimet duke aplikuar sistemin e zbritjes nga tatim fitimi, pasi varianti aktual nuk është atraktiv për sponsorat, ç’ka e vërteton edhe realiteti i deritanishëm.
2. Përfshirjen e futbollit në TVSH-në e reduktuar me 6%
3. Faljen e gjobave dhe kamatvonesave
4. Zgjatjen e periudhës së përjashtimit nga tatim-fitimi mbi të ardhurat e futbollistëve nga 2-10 vite.

Pikërisht për të 4 kërkesat, Liga ka argumentuar në detaje secilën prej tyre për t’ia dërguar qeverisë. (panoramasport)

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco