Koeman: Suarez? Duket sikur jam unë 'djali i keq në film'

Koeman: Suarez? Duket sikur jam unë 'djali i keq në film'

14:44, 26/09/2020

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka dalë në një konferencë për shtyp, para debutimin të tij në stolin e katalanasve .

Ai do të luajë kundër Villarreal të dielën në “Camp Nou” (ora 21:00) dhe e ka bërë të qartë pozicionin e tij në lidhje me të gjitha frontet e hapura: Suarez, Messi, Riqui Puig, ardhja e një “9”…

Në lidhje me çështjen Suarez, tekniku holandez ka siguruar tifozët e Barçës se ai nuk është "njeriu i keq në film" dhe ka zbuluar se largimi i tij ishte "një vendim i klubit" që ai e mbështeti.

Villarreal – “Jemi përgatitur mirë. Ne kemi punuar shumë në tri apo katër javët e fundit, ndaj jemi gati”.

Grupi –“Ju gjithmonë duhet të flisni për ata që janë, ose për nënshkrimet që mungojnë. Kanë mbetur edhe dy javë merkato për ta përmirësuar skuadrën, por duhet të përqendrohemi te lojtarët që kemi në dispozicion”.

 

Messi, ende i zemëruar – “Është normale për mua të jetë i trishtuar, sepse një mik iu largua nga klubi. Ata kanë jetuar së bashku për vite me radhë, por e rëndësishme është se si Messi po stërvitet dhe luan. Ka qenë një shembull. Është prekur nga zhvillimet e ndryshme, por është kthyer me padurim në stërvitje. Do ta tregojë përkushtimin maksimal ndaj fanellës në çdo ndeshje”.

 

Biseda me Suárez – “Duket sikur jam unë "djali i keq në film", por uk është kështu. Unë e kam respektuar atë. I thashë se mbase nuk do të kishte minuta, por nëse qëndronte, unë do të mbështetesha tek ai. Ata janë vendime nga ana e klubit. Para se të nënshkruaja kontratën time me Barça, klubi po mendonte të ndryshonte gjërat, "

Më pas Koeman pranoi se edhe vendimi itij kishte ndikuar disi te klubi: Nuk ishte vetëm  vendim nga ana ime si trajner, por edhe te klubit.Këtu ka të rinj me mundësi dhe kjo është pjesë e futbollit. Unë dhe Luis e respektojmë njëri-tjetrin. Ai kishte shansin të largohej dhe i uroj fat”.

 

Riqui Puig – ”Nuk është e vërtetë që nuk e kam në plane atë. Ai është në listën e skuadrës së nesërme. Të rinjtë duhet të luajnë ndeshje; te Barça B ose diku tjetër. Ai ose Aleñá do të kenë mundësi aktivizimi me mua, nëse vendosin të qëndrojnë në ekipin e parë”.

 

Lautaro dhe Depay – “Asgjë nuk përjashtohet, por siç thashë, unë përqendrohem te lojtarët që kam në dispozicion. Barça gjithmonë duhet të jetë e përgatitur për ta forcuar veten me lojtarë të spikatur”.

 

Ansu Fati – “Ai është një talent i madh, por duhet të mësojë ende mjaft gjëra. Nëse ka debutuar me ekipin e pare, kjo do të thotë diçka. Edhe Luis Enrique e ka thirrur për diçka në kombëtare. Ai zhvilloi një lojë të shkëlqyeshme. Është një lojtar i së ardhmes, por në moshën e tij konsiderohet mbresëlënës. Ka nivel për ekipin e parë të Barçës”.

 

Situatë e trazuar – “Kur duhet të bëhen ndryshime, unë e di që ka njerëz pro dhe kundër. Do të përqendrohem te puna, jo te polemikat e askujt”.

 

Víctor Font nuk e mbështet – “Unë e respektoj mendimin e tij, por drejtoj një ekip dhe dua të fitoj ndeshjet. Kjo është ajo, tek e cila duhet të përqendrohem. Nuk kam pse shpenzoj energji me të tjerët”.

 

Roli i Coutinho – “Së pari, duhet ta vendosni secilin lojtar në pozicionin e tij më të mire. Ai mund të luajë si “10”, por edhe lirshëm në krahun e majtë. Cilësia e tij ofensive është e padiskutueshme, por gjithashtu pëlqen të mbrojë dhe ta ndihmojë ekipin. Unë jam i interesuar që të tregojë cilësitë e tij ndaj zonës, sepse ka një goditje të mirë. Më pëlqen dhe shpresoj që të triumfojë te Barça këtë sezon”.

 

Pritshmëritë personale – “Spanja është ndryshe, ka më shumë media, më shumë interes për futbollin. Gjithmonë ka thashetheme. Unë e kam jetuar këtë ambient si lojtar. Dhe nëse ka probleme, duhet të flasësh”.

 

Ter Stegen – “Ai është i dëmtuar, ende nuk e di kohën e rikthimit. Mbase për dy javë, por Neto po punon shumë mirë. Jam i lumtur me të dhe me dy portierët e rinj që kam”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco