Historia që po trondit Turqinë/ Gruaja paguan 1 milion euro për të vrarë ish-futbollistin e kombëtares

Historia që po trondit Turqinë/ Gruaja paguan 1 milion euro për të vrarë ish-futbollistin e kombëtares

10:50, 26/09/2020

Një histori shumë e rëndë ka tronditur Turqinë, por jo vetëm. Protagonist kryesor është ish-futbollisti i kombëtares së Turqisë, Emre Asik, jeta e të cilit ka qenë në rrezik, vetëm prej parave.

Mediat turke kanë publikuar së fundmi planin djallëzor të gruas së tij për ta hequr qafe. Emre, i cili luajti për ekipet më të mëdha të vendit të tij, të tilla si Galatasaray, Fenerbahce dhe Besiktas u martua me bashkëshorten e tij Jagur Ashik në vitin 2012, me të cilën ka dhe tre fëmijë.

Jeta e tyre në dukje ishte e lumtur, por së fundmi është zbuluar se gruaja e ish-futbollistit, me mbi 30 prezenca me kombëtaren turke mes 1993 e 2010, është akuzuar se ka tentuar ta vrasë të shoqin.

Image

Gruaja është vënë në kontakt me një vrasës me pagesë, të cilit i ka ofruar 10 milionë lira turke (pak më shumë se 1 milion euro) për të vrarë ish-mbrojtësin e për ta varrosur në një vend të sigurtë.

Në fund, plani dështoi, sepse vetë vrasësi ka vendosur t’i tregojë ish-futbollistit. Para se ti drejtohej vrasësit me pagesë, gruaja e Emre i ka kërkuar dashnorit të saj, edhe ai i arrestuar, të vrasë të shoqin.

Ai ka treguar disa detaje më shumë mbi atë që ndodhi: “Kam një lidhje me Jagmur e ajo mendonte vetëm të trashëgonte paratë që do të merrte pas vdekjes së Emre Ashik. Më kërkoi ta vrisja, por unë i thashë jo. Një herë më solli një copë mish, donte ta helmoja. Provova ta bëja, por mbylla sytë e ajo më tha: ‘nuk je në gjendje ta bësh’”.

Aty erdhi vendimi për t’iu drejtuar një profesionisti, të cilit gruaja, sipas akuzës, i ka siguruar armën e me të cilin ka kontrolluar zonën rreth qytetit të Duzce për të gjetur vendin për ta varrosur kufomën. Por për fatin e Emre Ashik, vrasësi me pagesë ka patur ndërgjegje dhe tani ai gëzon shëndet të plot.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco