U shpallën kampion/ Bashkia miraton premion për Tiranën, ja si do ndahen paratë

U shpallën kampion/ Bashkia miraton premion për Tiranën, ja si do ndahen paratë

10:15, 26/09/2020

Tirana u shpall kampione e Superligës, duke koleksionuar titullin e 25-të në historinë e klubit.

Mirëpo përveç gëzimit për trofeun e fituar, bardheblutë mundën të mbledhin të ardhura shumë të rëndësishme.Ndër shpërblimet e shumta ishte edhe ai, që bashkia vendosi t’i akordojë Tiranës.

Këshilli Bashkiak miratoi një shpërblim prej 150 milionë lekësh, teksa ditën e djeshme është marrë vendimi për shpërndarjen e tij. Argumentimi i bashkisë ka qenë se institucioni vendor është aksioner te klubi Tirana dhe se kjo shumë jepet për trofeun.

 “Bashkia Tiranë, në cilësinë e aksionerit të kësaj shoqërie, nisur nga qasja për funksionimin dhe organizimin sa më të mirë të veprimtarive të ndërmarrjeve apo shoqërive tregtare në pronësi të saj, si dhe me qëllim stimulimin e futbollistëve, stafit teknik dhe stafit mbështetës të Klubit të Futbollit Tirana sha., propozon dhënien e një shpërblimi si rezultat i performancës së lartë dhe sukseseve futbollistike të arritura gjatë edicionit 2019-2020.

 

Për këtë qëllim, Drejtoria e Përgjithshme e Promovimit të Qytetit, në cilësinë e njësisë organizative të Bashkisë Tiranë që harton politikat vendore në fushën e sportit, si dhe mbështet zhvillimin e veprimtarive sportive, i ka propozuar dhe njëkohësisht ka marrë miratimin e kryetarit të bashkisë për dhënien e shpërblimit financiar për futbollistët, stafin teknik dhe stafin mbështetës të Klubit të Futbollit Tirana, në shumën prej 15.000.000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, si rezultat i fitimit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 2019- 2020, që përkon me 100-vjetorin e themelimit të këtij klubi, si dhe njëkohësisht 100- vjetorin e qytetit të Tiranës si kryeqytet i Republikës së Shqipërisë”, shkruhet në vendimin e relacionit të Këshillit Bashkiak Tiranë.

 

NDARJA E PARAVE

Sipas vendimit, ndarja e parave do të bëhet sipas një liste që ka dorëzuar më parë klubi Tirana në bashki. Paratë do të jepen për të gjithë, në bazë të meritës dhe pozicionit që kanë në skuadër. Lista është hartuar nga drejtuesit e skuadrës dhe dorëzuar në bashki.

“Këshilli Bashkiak miraton shpërblimin e klubit të futbollit Tirana (sportistëve, stafit teknik dhe stafit mbështetës) në shumën prej 15.000.000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë, si rezultat i fitimit të Kampionatit Kombëtar të Futbollit 2019- 2020, që përkon dhe me 100- vjetorin e themelimit të këtij klubi.

Shpërblimi i akorduar sipas pikës 1 të këtij vendimi, do të lëvrohet drejtpërdrejtë nga Bashkia Tiranë në llogarinë bankare të përfituesve, sipas listës së vlerave të përcaktuara në listën bashkëlidhur dhe pjesë përbërëse të këtij vendimi”, thuhet në vendim. Shpërblimin do ta marrin të gjithë lojtarët, trajnerët, zyrtarët dhe punonjësit e klubit që dolën kampionë të Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco