Zidane: Afrime? Jam i kënaqur me ekipin, nuk kam nevojë për asgjë!

Zidane: Afrime? Jam i kënaqur me ekipin, nuk kam nevojë për asgjë!

08:56, 26/09/2020

Këtë verë, Real Madrid shiti për gati 100 milion euro, Achraf Hakimin, Oscar Rodriguez dhe Sergio Reguilon. Mirëpo edhe pse fitoi disa para nëmerkato, Reali nuk shpenzoi asnjë cent për blerjen e ndonjë lojtari. 

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos ( 9 ditë), shtypi spanjoll pyeti Zinedine Zidane (në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Betis) për mungesën e përforcimeve gjatë verës. Trajneri francez u përpoq t’i shmangej pyetjes, por më pas vendosi të zbuloi se nuk i kishte kërkuar blerjen e ndonjë lojtari presidentit, Florentino Perez, pasi nuk kishte nevojë për asgjë.

Megjithatë në fund, tekniku francez la një derë të hapur për afrimin e ndonjë lojtari.

"Ajo që mund të them është se jam i kënaqur me ekipin që kam, është më i miri, kam besim te ta, do të punojmë që të jemi fizikisht mirë dhe nëse jemi të përgatitur mirë, mund të jemi konkurrues dhe të përmbushim qëllimin tonë për të fituar. Skuadra që kam është kjo, nuk dua asgjë, nuk do të kërkoj asgjë. Pastaj, si gjithmonë, e përsëris, gjithçka mund të ndodhë deri më 4 tetor. Kjo është, ” tha Zidane, duke e lënë derën hapur, për një afrim të papritur.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco