Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Bundesliga: Eintracht Frankfurt surprizon Hertha Berlin

Bundesliga: Eintracht Frankfurt surprizon Hertha Berlin

08:38, 26/09/2020

Në këtë javë të dytë të Bundesligës, Eintracht Frankfurt udhëtoi për në Berilin për t’u ndeshur me Herthan. Miqtë ia dolën të fitonin në transfertë me rezultatin 1-3.

Takimi i zhbllokua në minutën e 30 nga ish-futbollisti i Milanit, Andre Silva, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vetëm shtatë minuta më vonë, diferenca u thellua në 2-0 nga Dost. Eintrachti realizoi golin e tretë me Roden në minutën e 70-të, ndërsa golin e katërt të sfidës e shënoi sërish një futbollist mik, Hinteregger, por në portën e tij.

Me këtë fitore Frankfurt merr kryesimin e kampionatit me 4 pikë, ndërsa Hertha Berlin mban vendin e 6-të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco