Atletico Madrid zbulon numrin e Luis Suarez!

Atletico Madrid zbulon numrin e Luis Suarez!

20:14, 25/09/2020

Tashmë është zyrtare, Luis Suarez ka nënshkruar për dy sezone me Atletico Madrid. Sulmuesi 33-vjeçar nuk ishte më i dëshiruar te Barcelona dhe ai gjeti strehë tek ekipi i Diego Simeone. Te madilenët, Suarez gjen bashkatdhetarin e tij, Jose Maria Gimenez, por edhe një numër fanelle që e njeh mirë pasi e ka veshur për 1 vit te Groningen, 6 sezone te Barça dhe që nga viti 2007 te kombëtarja e Uruguait: numri 9!

Image

Pak çaste më parë, “El Pistolero” ka pozuar për herë të parë me fanellën e tij të re në fushën e stadiumit “Ëanda Metropolitano”. Luis Suarez trashëgon një fanellë të veshur më parë te Atletico nga Falcao, David Villa, Mario Mandzukic, Fernando Torres, Nikola Kalinic dhe së fundmi nga Alvaro Morata, i cili la “Los Colchoneros” për të nënshkruar me Juventusin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco