Egbo për SyriTV: Young Boys? Kundërshtar i fortë, por mund t'ia dalim!

Egbo për SyriTV: Young Boys? Kundërshtar i fortë, por mund t'ia dalim!

19:20, 25/09/2020

Tirana ditën e djeshme luajti një miqësore ndaj Dinamos, të cilët e fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1. Kjo sfidë ishte një test për trajnerin Emanuel Egbo, i cili pa gjendjen e lojtarëve të tij para ndeshjes në Europa League ndaj Young Boys.

Kampionati nuk ka filluar akoma, pasi skuadrat e kanë bojkotuar, por për teknikun nigerian, i cili në një prononcim për “SyriTV” deklaron se kjo është si një medalje me dy anë.

“ Na ka penalizuar edhe nuk na ka penalizuar. Ne afruam disa lojtar të rinj në merkato, të cilët kishin mundësi të ambientoheshin me pjesën tjetër të ekipit, ndërsa për sa i përket ritmit të lojës, po të kishte filluar kampionati me datë 12 mendoj se do ishim më në formë”, tha trajneri i bardhebluve.

Tiranës në ndeshjen ndaj Dinamos, iu desh të bënte pa dy lojtar të rëndësishëm si Idriz Batha dhe Erion Hoxhallari, mirëpo trajneri Emanuel Egbo nuk shqetësohet për këtë, pasi është i bindur se do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e 1 tetorit.

Ndërsa për sa i përket kundërshtari në Europë, Egbo shprehet se Tirana ka shanse për t’u kualifikuar.

“Kundërshtari është i fortë, por ne do provojmë shanset tona. Unë kam besim, ekip duhet të ketë besim, e gjithë Shqipëria duhet të ketë besim që mund t’ia dalim. Me besim dhe duke dhënë maksimumin në fushë gjithçka mund të ndodhë”, përfundoi Emanuel Egbo.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco