Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Reina: Strakosha? Unë i respektoj hierarkitë, por...

Reina: Strakosha? Unë i respektoj hierarkitë, por...

17:28, 25/09/2020

Një portier i dytë i nivelit të lartë te Lazio, i cili mund të jetë një rival i fort i Tomas Strakoshës në katërkëndshin e bardhkaltërve.

Megjithatë, Pepe Reina në një konferencë për shtyp të mbajtur së fundmi shprehet se i respekton hierarkitë dhe e di se shqiptari është portieri i parë, por nuk e mohon se ai kërkon të luaj sa më shumë të mundet.

Image

“Unë i respektoj hierarkitë, Strakosha prej katër-pesë viteve po bën shumë mirë. Unë do ta ndihmoj Tomasin me eksperiencën time, por në të njëjtën kohë dua të luaj sa më shumë ndeshje të jetë e mundur.

Image

Të ndihmoj Strakoshën të rritet? E kam bërë te Milani me Donarumën dhe duket sikur Donaruma është rritur mjaftueshëm. Por, sigurisht pjesën më të madhe të meritës e ka ai. Edhe këtu do të bëj të njëjtën gjë. Do të shtyj Strakoshën të jap më të mirën dhe ndërkohë do të jem gjithnjë gati”, u shpreh Reina.

Image

Kujtojmë që Pepe Reina firmos në këtë merkato me Lazion. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco