Amaneti i të atit/ Gazetari i kërkoi të bënin një foto, Mourinho mban premtimin

Amaneti i të atit/ Gazetari i kërkoi të bënin një foto, Mourinho mban premtimin

17:02, 25/09/2020

Jose Mourinho e ka mbajtur premtimin e dhënë dhe ka bërë një fotografi me gazetarin maqedonas.

Igor Aleksandrovic i kishte bërë një kërkesë unike trajnerit të Tottenham në konferencën për shtyp ( konferenca u realizua me anë të platëformës Zoom) para sfidës me Shkëndijën në Europa League.

Igor i kishte kërkuar Mourinhos të bënin një foto së bashku, në mënyrë që ai ta çonte në vend amanetin e babait të tij të ndjerë, i cili e kishte patur idhull teknikun portugez.

Mourinho, i prekur nga historia e Aleksandrovic, ra dakord që të bënte një foto me gazetarin, e cila u realizua pas mbërritjes së skuadrës angleze në Shkup. Foto është bërë virale në rrjetet sociale e gjithashtu është shpërndarë nga Tottenham në faqen zyrtare.

Image

Kujtojmë që sfida mes Shkëndijës së Tetovës dhe Tottenham u mbyll me fitoren e “Spursave” me rezultatin 1-3.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco