Javi Martinez ‘heroi’ i Superkupës së Europës, gol deçiziv për Bayernin si në 2013-ën

Javi Martinez ‘heroi’ i Superkupës së Europës, gol deçiziv për Bayernin si në 2013-ën

15:48, 25/09/2020

Javi Martinez ishte njeriu që solli trofeun e Superkupës në Mynih.

Spanjolli shënoi në minutën e 104-t golin e fitores për kampionët e Europës, duke e çuar në katër numrin e trofeve në këtë sezon për Bayernin.

Koincidencë e çuditshme me spanjollin, pasi edhe herën e fundit që Bayerni fitoi Superkupën ndaj Chelseat në 2013-ën ishte pikërisht Martinez ai që shënoi golin e barazimit 2-2 në minutën e 121-të (Më pas bavarezët fituan me penallti).

“Nuk ka rëndësi nëse luaj 15 minuta apo jo, jap gjithmonë gjithçka për Bayernin. Jemi shumë të lumtur me trofeun. Ishte njësoj si në 2013-ën. Sot do të festoj vetëm me shokët e skuadrës derisa të jem edhe në Mynih. Do të jap gjithçka për këtë fanellë deri në minutën e fundit. Të dielën kemi një ndeshje të rëndësishme”, tha spanjolli.

Kujtojmë se Martinez është shumë pranë largimit nga bavarezët. Mesfushori pritet të transferohet në Spanjë tek Atletiko e Bilbaos, skuadër ku ka luajtur edhe në të shkuarën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco