Ka pagën e lartë, Juventusi në bisedime për të prishur kontratën me Khedirën

Ka pagën e lartë, Juventusi në bisedime për të prishur kontratën me Khedirën

14:05, 25/09/2020

Etapa e Sami Khediras te Juventusi mund të quhet e mbyllur.

Mesfushori gjerman, i cili dy vitet e fundit më shumë ka qëndruar në stol dhe në infermieri, nuk është në planet e trajnerit Andrea Pirlo.

Javën e ardhshme palët do të bisedojnë për të prishur konsensualisht kontratën në të njëjtën mënyrë siç vepruan me Gonzalo Higuain.

33-vjeçari rëndon më shumë prej pagës në bilanc, por edhe në aspektin sportiv, Pirlo mendon se nuk ka çfarë të japë më për bardhezinjtë çka ka shtyrë drejtuesit të veprojnë me prishjen e kontratës, ku Khedira kishte edhe 12 muaj të mbetur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco