Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Rey Manaj mes Turqisë dhe Greqisë

Rey Manaj mes Turqisë dhe Greqisë

12:54, 25/09/2020

Gazeta katalanase “Sport.es” zbulon dy destinacionet e mundshme për të ardhmen e sulmuesit të kombëtares shqiptare Rey Manaj.

Deri para pak orësh në “pole position” për të firmosur me kuqeziun ishte klubi i Superligës turke, Kasimpasa, me Manajn që mund t’iu bashkëngjitej dy sulmuesve të tjerë të kombëtares, Armando Sadikut dhe Sokol Cikalleshit, që gjithashtu aktivizohen në Superligën e Turqisë respektivisht me Erzurumspor dhe Konyaspor.

Por së fundmi në skenë për Manajn kanë dalë gjigantët grekë të PAOK-ut të Selanikut.

23-vjeçari, i cili në karrierën e tij ka mbajtur veshur edhe fanellën e Interit, po kalon ditët e tij të fundit te Barcelona, ku që prej janarit të këtij viti është pjesë e Barcelonës B.

Dëshira e futbollistit është largimi i menjëhershëm për të provuar veten në një kampionat më të fortë se kategoria e tretë spanjolle, pasi mundësitë që Manaj të ishte pjesë e ekipit të parë të Barcelonës, edhe pse është grumbulluar në disa raste, janë të pakta.

PAOK-u, ku Manaj nëse transferohet do të gjente shokun e tij në kombëtare Enea Mihaj, filloi të interesohej në momentin që ishte në bisedime me Barcelonën për të blerë kartonin e Moussa Wague.

Blaugranat e blenë për 700 mijë kartonin e futbollistit kuqezi nga Albacete dhe më shumë sesa huazimi kërkojnë një shitje përfundimtare të kartonit të tij.

Për sulmuesin shqiptar është ka patur interesim edhe nga Italia, tashmë mbetet për t’u parë se ku do të jetë e ardhmja e tij që do të zbulohet jo më vonë se java e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco