Statistikat fantastike të Hansi Flick te Bayerni, ka më shumë trofe se humbje dhe barazime së bashku

Statistikat fantastike të Hansi Flick te Bayerni, ka më shumë trofe se humbje dhe barazime së bashku

11:00, 25/09/2020

Rrugëtimi i Hansi Flick si trajner i parë i Bayern Munchen nisi më 6 nëntor 2019 me ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League në shtëpi kundër Olympiacos, shkruan Syri.net.

Pasi ishte shkarkuar Niko Kovac, drejtuesit bavarezë i besuan stolin Flick-ut, por si trajner provizor deri sa të sillnin një emër të madh.

Por ndoshta fitorja e pastër 2-0 ndaj grekëve ishte fillimi i kthimit të mendjes së “kupolës drejtuese”, duke e marrë seriozisht se Flick mund ta drejtonte Bayernin deri në fund të sezonit.

Dhe tekniku 55-vjeçar ja shpërbleu në mënyrë perfekte, aq sa askush nuk do t’i besojë statistikat e tij.

Ndeshje pas ndeshjeje Bayerni jo vetëm nisi ngjitjen pas atij fillimi zhgënjyes të sezonit, por edhe loja ishte bindëse dhe gjithçka nisi të funksionojë siç dëshironin në klubin kampion të Gjermanisë.

Fundi është i pabesueshëm. Fillimisht tripleta e trofeve (kampion i Bundesligës, Kupa e Gjermanisë dhe Champions League) dhe mbrëmë fitorja e Superkupës së Europës bëjnë që të thyhet çdo rekord i mundshëm.

Hansi Flick ka më shumë trofe të fituar (4) sesa humbje dhe barazime të marra së bashku (3).

Nën drejtimin e Flick, Bayern Munchen ka luajtur në të gjitha kompeticionet zyrtare 38 ndeshje, 35 fitore, 2 humbje, 1 barazim.

Dy humbjet e Bayerit janë në kampionat ndaj Borussia Moenchegladbah dhe Bayer Leverkusen, ndërsa barazimi i vetëm është me Leipzig.

Ndeshja e mbrëmshme me Sevillan, pavarësisht se koha e rregullt përfundoi 1-1, përfshihet te fitoret, pasi i dha Bayernit dhe Hansi Flick trofeun e katërt sezonal.

Në 38 ndeshjet zyrtare, bavarezët kanë qenë të frikshëm, duke shënuar 126 gola dhe pësuar 27.

Pra, statistikat e Hansi Flick nën drejtimin e Bayern Munchen janë të pabesueshme, aq sa mund të thuhet se asnjë nuk do të jetë si ai, me më shumë trofe sesa barazime e humbje së bashku.   

/ Florian Behlula / Syri.net / 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco