FOTO/ Situata qesharake në Shkëndija-Tottenham, portat ishin 5 cm më të vogla. E zbuloi Mourinho

FOTO/ Situata qesharake në Shkëndija-Tottenham, portat ishin 5 cm më të vogla. E zbuloi Mourinho

10:22, 25/09/2020

Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, zbuloi se një situatë interesante ka ndodhur para ndeshjes me Shkëndijën, e vlefshme për turin e tretë të Europa League.

Kur skuadra e tij po bënte përgatitjet e fundit për ndeshjen, portierët kanë zbuluar se porta ku po bënin përgatitjet ishte më e vogël.

Pas kësaj, Mourinho ka njoftuar delegatin e ndeshjes, i cili edhe e ka konfirmuar një gjë të tillë.

“Kishte një situatë qesharake para ndeshjes. Portierët më thanë se portat janë të vogla. Ata e dinë sa duhet të jetë porta dhe kur nuk është në madhësinë e duhur”, ka deklaruar Mourinho pas ndeshjes që Tottenhami e fitoi 3-1.

“Ne e dinim se diçka nuk shkonte, kështu që njoftuam delegatin për ta kontrolluar. Portierët kishin të drejtë. Portat ishin pesë centimetra më të vogla. Ne dëshironim që ato të zëvendësoheshin”, deklaroi tekniku i Tottenhamit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco