Ernest Gjoka tregon çfarë i tha Mourinho pas ndeshjes Shkëndija-Tottenham

Ernest Gjoka tregon çfarë i tha Mourinho pas ndeshjes Shkëndija-Tottenham

09:12, 25/09/2020

Shkëndija i dha lamtumirën Europa Leagues me kokën lart, pasi u eliminua nga një kundërshtar si Tottenham, ndërsa trajneri i kuqezinjve, Ernest Gjoka, foli për Supersport ku rrëfeu emocionet e kësaj përballjeje dhe bisedën me një emër si Jose Mourinho.

Çfarë ju tha Mourinho në përfundim të ndeshjes?

Erdhi për të më dhënë dorën dhe më komplimentoi për ndeshjen që bëmë. Më tha se ishte një ndeshje shumë e bukur edhe nga ana jonë.

Çfarë ju pëlqeu më shumë te skuadra?

Mendoj se luajtëm mirë, vramë frikën për kundërshtarin që kishim përballë dhe provuam të bëjmë ndeshjen tonë. Natyrisht që dihej cilësia e kundërshtarit, por ne provuam vazhdimisht të luajmë dhe t’ua komplikojmë punën.

Keni keqardhje për atë gol të pësuar që në fillim? Edhe goli i dytë i pësuar u duk pak naiv ashtu si i pari…

Kur pëson, të gjithë golat duken të lehtë dhe naivë, por në fakt do të më pëlqente të mos ishim ndëshkuar aq shpejt, pasi do të na kishte ndihmuar të kishim më shumë siguri në fushë.

Çfarë fituan Gjoka dhe Shkëndija nga kjo ndeshje?

E kisha thënë edhe më herët se pavarësisht rezultatit, ne do të dalim të fituar nga kjo ndeshje. Unë fitova atë që doja në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Jose Mourinhon, është si një arritje për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij. Sa i përket Shkëndijës, për skuadrën fillon një tjetër epokë. Të luash në nivele të tilla kaq të larta, do të thotë që duke filluar nga ndeshja e radhës në kampionat, të tregojmë superioritetin tonë dhe të kthehemi në Europë edhe më të fuqishëm një vit më vonë. Është një motivim ekstra, por mbi të gjitha një ndërgjegjësim për forcën dhe atë që mund të arrijmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

tirana25/09/2020 11:13

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe , nuk eshte ndonje çudi e madhe te takoje Murrinjon apo edhe Rumenigen , qofte .... Te huajt , pa dallim feje , krahine dhe ideje jane se pari shume te thjeshte dhe per me teper e kane per edukate dhe ndjehen te lartesuar ne ndergjegjen e tyre qe te respektojne me " te vegjelit " . Gjithsesi nuk mund te behesh kampion i madh , pa qene edhe njeri i madh .

Shto koment

Denonco