VIDEO/ Vrioni lëvizje si Ronaldo, shihni golin e shqiptarit

VIDEO/ Vrioni lëvizje si Ronaldo, shihni golin e shqiptarit

23:12, 24/09/2020

Nën drejtimin e Andrea Pirlos, skuadra e Juventus po kryen përgatitjet për ndeshjen ndaj Romës në Serie-A.

Në stërvitjen e ditës së sotme, u vu re prezenca e afrimit më të ri në merkato, Alvaro Morata, i cili dukej i gatshëm për fillimin e aventurës me bardhezinjtë.

Në stërvitjen e sotme, tekniku Pirlo kishte planifikuar edhe një ndeshje, ku prezent ishte edhe sulmuesi i Shpresave Giacomo Vrioni, i cili shënoi një gol mjaft të bukur për ekipin e tij që në fund të sfidës u shpall fitues.

Pas një asisti të Douglas Costas, 21 vjeçari shmangu bukur me një finte mbrojtësin Demiral dhe me një goditje të fortë mposhti portierin Gianluigi Buffon.

Golin e Vrionit mund ta shikoni në minutën 2:54.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Training day?????????????? #finoallafine #juventus #training

A post shared by Giacomo Vrioni (@giacomovrioni_) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco