Drita i jep fund aventurës Europiane, gjilanasit mposhten nga Legia e Varshavës

Drita i jep fund aventurës Europiane, gjilanasit mposhten nga Legia e Varshavës

22:55, 24/09/2020

Ka përfunduar këtu ëndrra e Dritës së Gjilanit, në Ligën e Europës. Kampionët e Kosovës, u mposhtën në raundin e tretë të këtij kompeticioni nga polakët e Legias së Varshavës me rezultatin 2-0.

Dy golat në pjesën e parë nga Uzolek dhe Pekhart i siguruar triumfin vendasve, që e shohin veten në “Play-Off”-in e Ligës së Europës. Pavarësisht humbjes, vlen të theksohet fakti se gjilanasit bënë një paraqitje dinjitoze edhe pse luanin në transfertë dhe përballë kishin një kundërshtar me nivel si Legia e Varshavës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco