Enzo Zidane pranë firmës me klubin më të titulluar në Marok

Enzo Zidane pranë firmës me klubin më të titulluar në Marok

19:17, 24/09/2020

Një video e publikuar pak orë më parë bëri xhiron në rrjetet sociale.

Në video, shihet, ish-futbollisti, Roberto Carlos, duke i dërguar një mesazh presidentit të Ëydad Casablanca, Said Naciri dhe duke i thënë se ishte optimist se Enzo Zidane do të firmoste me ekipin e tij.

Braziliani, i cili menaxhon interesat e mesfushorit sulmues, shprehet se djali i madh i Zidane është afër një marrëveshje me ekipin marokene.

Zyrtarizimi ende nuk ka ardhur, por gjithçka pritet që të bëhet publike mbrëmjen e sotme ose nesër. Enzo ka pasur disa aventura në Europë me Alaveshin dhe Almeria në Spanjë, me Luzanën në Zvicër por në fund ka vendosur të ndryshojë kontinent.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco