Tirana fiton në ‘derbin’ ndaj Dinamos, bardheblutë gati për Young Boys

Tirana fiton në ‘derbin’ ndaj Dinamos, bardheblutë gati për Young Boys

19:11, 24/09/2020

Tirana ka mposhtur Dinamon në miqësore.

Përballja në stadiumin “Selman Stërmasi” ka përfunduar me rezultatin 2-1 për skuadrën e drejtuar nga Emanuel Egbo i cili po përgatitet për duelin ndaj Young Boys e vlefshme për Europa League.

Tekniku i kampionëve në fuqi të Superiores, hodhi nga minuta e parë, futbollistët më të mirë, të cilët me shumë gjasa do të aktivizohet edhe në sfidën ndaj zvicerianëve.

Marsel Ismailgeci dhe Muçi, ishin autorët e golave për bardheblutë, ndërkohë që për Dinamon realizoi sulmuesi italian Pontreli.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco