Pjanic zbulon se çfarë i tha Ronaldo për transferimin tek Barça: Atje do të...

Pjanic zbulon se çfarë i tha Ronaldo për transferimin tek Barça: Atje do të...

18:41, 24/09/2020

“Do të kënaqesh te Barcelona”, është mesazhi i Ronaldos për Pjanicin, pasi gjatë verës kroati vendosi të braktisë Juventusin për klubin spanjoll.

Miralem Pjanic ka dhënë një intervistë për Mundo Deportivo dhe Sport, një ditë pas prezantimit si lojtar i Barcelonës.

Ai nuk ka ngurruar të tregojë se lojtari më i mirë që deri më tani ka luajtur është Cristiano. Ai ka thënë për MD: “Cristiano më ka thënë se do të kënaqem shumë në Barcelonë. Është ndier keq që u largova nga Juventusi, por është i lumtur për mua”.

Ai pati disa fjalë edhe për më të mirin në botë, Lionel Messi.

Dëshira ime ishte të luaja me këtë kampion (Messi), duhet ta shfrytëzoj në maksimum”.

Ndër të tjera, ai foli edhe për largimin e Luis Suarez: “Do të ishte budallallëk të themi se nuk do të vërehet largimi i Suarez”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco