Superkupa e Europës/ Bayern përballë Sevillas, ja formacionet dhe statistikat!

Superkupa e Europës/ Bayern përballë Sevillas, ja formacionet dhe statistikat!

17:44, 24/09/2020

Sot në orën 21:00 do të luhet Superkupa e Europës mes Bayern Munchen dhe Sevillas.

Qëllimi i skuadrës së pamposhtur të Hansi Flick është që të fitojë 6 trofe të mundshëm për të bërë 2020 vitin e paharueshëm për të gjithë.

Sonte fillon me Superkupën Europiane, për gjashtë ditë do të jetë Superkupa e Gjermanisë kundër Dortmund, pastaj, në letër, Botërori i Klubeve. Në vitin 2013, pas kryeveprës së Heynckes, Guardiola nuk ishte në gjendje ta bënte këtë, sepse u tradhtua nga Superkupa Gjermane, të cilën, në mënyrë të pabesueshme, kurrë nuk arriti ta ngrinte në duar.

Në krahun tjetër Sevilla ka fituar Superkupën e parë të luajtur në 2006 kundër Barcelonës, ndërsa sot do të synojë të bëjë mrekullinë përballë një “përbindëshi” të vërtetë siç është Bayerni.

Rekordmenët e Gjermanisë gjatë vitit 2020 kanë statistika të frikshme pasi ka fituar 26 ndeshje dhe ka barazuar vetëm një herë në 27 përballje, 92 gola të shënuar (mbi 3 gola/ndeshje).

Ja formacionet e mundshme:

BAYERN MUNICH (4-2-3-1): Neuer; Pavard, Süle, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Gnabry, T. Müller, Sané; Leëandoëski.

SEVILLA (4-3-3): Vaclik; Jesus Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero; Rakitic, Fernando, Jordán; Ocampos, L. De Jong, Suso.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco