Uzuni: Nuk numërohen llojet e punëve që kam bërë, ndaj Moldes do hakmerrem edhe për Laçin

Uzuni: Nuk numërohen llojet e punëve që kam bërë, ndaj Moldes do hakmerrem edhe për Laçin

16:49, 24/09/2020

Myrto Uzuni shënoi sërish në Ligën e Kampioneve me fanellën e Ferencvarosh. Sulmuesi beratas realizoi golin e dytë për skaudrën e tij në ndeshjen ndaj Moldes, e vlefshme për fazën “Play-Off” (ndeshja është me sistem vajtje – ardhje).

Ndërkoh, në një intervistë për mediat hungareze, Uzuni u shpreh se nëse eliminon Molden do të ishte edhe një hakmarrje për Laçin, duke qenë se në kohën kur ai aktivizohej me kurbinasit, janë eliminuar pikërisht nga Molde.

Image

Ndërkaq, Uzuni rrëfen edhe vështirësitë për të mbërritur te suksesi teksa thekson se ka bërë shumë punë të ndryshme në kohën kur familja e tij u zhvendos në Greqi.

“Ne shkuam në Greqi për një jetë më të mirë dhe shumë shpejt e kuptuam se atje ishim vetëm të huaj. Unë mbërrita në Greqi kur isha 8-vjeç dhe në moshën 14-vjeçare më duhej të punoja disa orë në ditë për të siguruar jetesën. Luftuam së bashku me familjen për jetën tonë të përditshme.

Image

Në dy duart e mia, nuk numëroheshin sesa lloje punësh kam bërë, por një prej tyre solli edhe kthesën e madhe.Kam punuar në një restorant dhe atje takova një trajner futbolli. Ai më konfirmoi sesa e vështirë ishte për mua që të stërvitesha në darkë duke vazhduar edhe në restorant, ndërsa unë do ta lija menjëherë punën pasi po rrezikoja futbollin dhe nuk do të isha këtu sot me Ferencvarosh.

Molde? Kam luajtur ndaj tyre kur isha me Laçin. Ata janë një skuadër vërtet e mirë dhe kanë fituar 0-2 në fushën tonë. Gazetat norvegjeze më kanë intervistuar dhe më kanë vlerësuar së tepërmi. Ndaj Moldes do të jem edhe për një hakmarrje për atë humbje që kam bërë me Laçin”, u shpreh Uzuni. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco