Suarez: E prisja telefonatën e Kumanit, mora shumë oferta

Suarez: E prisja telefonatën e Kumanit, mora shumë oferta

16:32, 24/09/2020

MSN nuk është më. Në vitin 2017, Neymar ishte i pari që la këtë treshe sulmuese që e bëri të lumtur Barçën, duke u bashkuar me me Paris Saint-Germain. Tre vjet më vonë, është radha e Luis Suarez për t’u larguar. Ndryshe nga braziliani që e kërkoi vetë largimin, uruguajani u detyrua të largohej nga Ronald Koeman dhe drejtuesit e klubit blaugrana.

Luis Suarez tashmë nuk do të jetë më pjesë e katalanasve, pasi firmosi me Atletico Madrid.

Image

Para se të fillonte aventurën e tij të re, Suarez mbajti një konferencë shtypi këtë të enjte në Barcelonë. “El Pistolero” foli me lot, i prekur shumë nga lamtumirët e tij.

Gjithashtu Suarez foli edhe për momentin kur iu komunikua lajmi që nuk bënë pjesë në planet e skuadrës.

“ E prisja telefonatën e Kumanit. Duhet ta pranosh këtë vendim. Kur trajneri i Barcelonës më tha se nuk më kishte në planet e tij, mora shumë oferta por doja të qëndroja në La Liga.

Ndonjëherë një klub ose lojtar ka nevojë për ndryshim, dhe në këtë rast ishte trajneri që nuk më donte. Largohem me ndjenjën e përmbushjes së detyrës”, tha Suarez.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco