‘Pagat e larta të lojtarëve mbi 30 vjeç ndikuan te financat e Milanit’

‘Pagat e larta të lojtarëve mbi 30 vjeç ndikuan te financat e Milanit’

14:56, 24/09/2020

Ivan Gazidhis është administratori i Milanit dhe fokusi i tij është kryesisht në çështje financiare të klubit.

Pavarësisht konfirmimit të trajnerit Stefano Pioli, drejtuesi shpjegon se klubi ka nisur gjithsesi një revolucion të brendshëm, i cili, përveç rezultateve, synon edhe përmirësimin e gjendjes ekonomike të “Djallit”.

Në një deklaratë për “Sportmediaset”. Gazidhis ka shpjeguar edhe vizionin e tij.

“Pozicioni financiar ishte i tillë që në fund të fundit na duhej të përjetonim përjashtimin nga Kupat e Europës. Të gjitha paratë që po humbnim kishin të bënin kryesisht me pagat e lojtarëve mbi 30 vjeç dhe tarifat e transferimit të cilat ishin shumë të larta e nuk pasqyroheshin në paraqitjet e ekipit. Kjo është sfida e madhe e futbollit. Ne duhet të jemi shumë më efikasë në mënyrën se si i përdorim paratë që kemi dhe kemi nevojë për të përmirësuar rezultatet e skuadrës”, deklaroi administratori i kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco