Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Suarez ndahet me Barcelonën, qan gjatë intervistës

VIDEO/ Suarez ndahet me Barcelonën, qan gjatë intervistës

14:01, 24/09/2020

Luis Suarez ka dalë në konferencë për shtyp ditën e sotme, për t’i dhënë lamtumirën Barcelonës, teksa në sezonin e ri do të jetë pjesë e Atleticos së Madridit.

Uruguaiani është kapluar nga emocionet gjatë konferencës, teksa nuk i ka përmbajtur dot lotët për shkak të këtij largimi, i cili erdhi kundër dëshirës së tij.

Në konferencën për shtyp, sulmuesi 33-vjeçar është shprehur se është krenar për gjithçka që bëri te katalanasit.

“Kam realizuar ëndrrën duke luajtur në klubin më të mirë në botë. Jam krenar më të gjitha që kam bërë. Të luash për Barcelonën është një ëndërr e realizuar. Arritja e këtyre gjërave ka qenë diçka që nuk e kam pritur. Asnjëherë nuk e dini sa vite mund të qëndroni në nivelin më të lartë. Unë mund të largohem krenar dhe i kënaqur me këto gjashtë vjet”, u shpreh Suarez.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco