Koeman bën një tjetër spastrim nga Barcelona, mbrojtësi në listën e të padëshiruarve

Koeman bën një tjetër spastrim nga Barcelona, mbrojtësi në listën e të padëshiruarve

12:55, 24/09/2020

Pas Suarez, Vidal dhe Semedos, është radha e Jean-Claair Todibo për t’u larguar nga Barcelona.

Trajneri holandez, Ronald Koeman, po bën një spastrim të përgjithshëm te katalanët dhe mbrojtësi francez është në listën e të padëshiruarve.

20-vjeçari po shikon alternativat më të mundshme dhe një prej tyre po e tundon më shumë: kalimi te Rennes.

Ekipi francez do të luajë në Europë dhe i siguron vendin e titullarit të padiskutueshëm ndaj dhe është në avantazh për ta afruar, siç raportohet, në huazim me të drejtë blerjeje rreth 17 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco