Pjanic tregon për herë të parë se çfarë i tha CR7 kur ai kaloi tek Barcelona

Pjanic tregon për herë të parë se çfarë i tha CR7 kur ai kaloi tek Barcelona

11:45, 24/09/2020

 Pas aventurës te Juventusi, Miralem Pjanic nisi një tjetër po aq joshëse, duke zbritur në "oborrin" e Messit dhe Koeman te Barcelona.

Lojtari boshnjak është intervistuar nga gazeta spanjolle "Mundo Deportivo".

Në serinë A ai luajti përkrah Tottit, Cristiano Ronaldos, por mesfushori zgjat listën: Edhe me Buffon.

"Mëndesia është gjëja më e rëndësishme dhe ajo që ata kanë është unike. Kanë luajtur për shumë vite në nivelet më të larta dhe për këtë duhesh të jesh i përqëndruar në punën tënde, duhet ta duash futbollin. Ata përmisohen në çdo garë, janë shembull përtë gjithë".

Më pas Pjanic tregoi dhe për reagimin e CR7 kur ai mori vesh transferimine  tij.

"Kur të gjithë procedurat e largimit tim përfunduan, ai tha se ishte shumë i lumtur për mua sepse loja në Spanjë është në një nivel të shkëlqyer. Ai ishte i zhgënjyer nga fakti që po largohesha nga Juve, por mendonte se do argëtohem në një ekip të shkëlqyeshëm si Barcelona. Cristiano ka qenë shumë profesionist te Juventusi, ai është një lojtar që ka treguar gjithë vlerën e tij dhe ka qenë shumë i rëndësishëm në dhoma e zhveshjes, duke dhënë një shembull për të gjithë", është shprehur Pjanic.

Duke folur për rivalitetin midis "Blaugrana" dhe 'Los Blancos", ai komenton:

"Ne po flasim për një klub të fortë, një ekip që gjithmonë do të konkurrojë me ne, që do të përpiqet të fitojë gjithçka si ne dhe sigurisht do të jetë një kundërshtar i vështirë. Do të jetë e rëndësishme t'i mposhtim dhe të sillnim në shtëpi një trofe".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco