Luis Suarez largohet pas 6 sezonesh nga Barcelona, transferohet te rivalët e Atletico Madridit

Luis Suarez largohet pas 6 sezonesh nga Barcelona, transferohet te rivalët e Atletico Madridit

11:05, 24/09/2020

Luis Suarez largohet nga Barcelona dhe bashkohet me Atletico Madridin.

Transferimi i sulmuesit uruguajan 33-vjeçar te “Los Colchoneros” është zyrtar: Atletico nuk do të paguajë asgjë për kartonin e futbollistit, por nëse arrihen disa objektiva sportivë, do të jetë e detyruar të paguajë deri 6 milionë euro në arkat e “blaugranave”.

Stadiumi i Barcelonës do të bëhet sot, në orën 12:30, skena e lamtumirës së Suarezit, i cili do të flasë në konferencë për shtyp për lamtumirën e tij nga klubi ku fitoi gjithçka nga viti 2014, me 4 tituj të La Ligas, Champions League-n, 4 Kupa të Mbretit, Botërorin e Klubeve, Superkupën e Europës dhe dy Superkupa të Spanjës.

Në total ka shënuar 198 gola në 283 ndeshje, teksa është sulmuesi i tretë më i mirë në historinë e klubit pas emrave të mëdhenj se Cesar dhe Messi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco