Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Galiani merr Boateng te Monza

Galiani merr Boateng te Monza

10:54, 24/09/2020

Kevin Princ Boateng do të mbajë veshur këtë sezon fanellën e Monzës.

Mesfushori ka pranuar dhe ka gjetur marrëveshjen me drejtorin Galiani, teksa do të bashkohet me skuadrën ditën e nesërme.

Një goditje e vërtetë në merkato për klubin e sapongjitur në Serinë B dhe që kërkon të arrijë në elitën e futbollit italian.

Në vitet e fundit, futbollisti është ndarë mes shumë skuadrash duke kaluar në shumë huazime, përfshirë edhe eksperiencën te Barcelona, mirëpo tashmë do të ketë skuadrën e tij.

Kështu, pasi kanë bashkëpunuar te Milani, Galiani, Boateng dhe Berlusconi bashkohen tashmë te klubi modest për të tentuar një paraqitje dinjitoze.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco