Arlind Ajeti merr ofertë nga klubi italian

Arlind Ajeti merr ofertë nga klubi italian

09:34, 24/09/2020

Është zhdukur nga radarët prej rreth dy vitesh për shkak të mosaktivizimit, dëmtimeve e paraqitjeve jo fort bindëse, por Arlind Ajeti mund të bëhet përsëri shumë shpejt pjesë e futbollit të rëndësishëm në kontinent.

Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare, një nga më të spikaturit në Euro 2016 dhe që mendohej se do të ishte një garanci për prapavijën kuqezi për shumë vite, ka një tjetër shans për të luajtur në Itali, nga ku i ka ardhur një ofertë nga Seria B.

“Sky Sport” bën të ditur se Ajeti është në kontakte me klubin e Rexhianës, që kërkon të përforcohet për këtë sezon me qëllimin për të tentuar zonën “play-off” për ngjitjen në Serinë A.

Kontaktet mes palëve kanë nisur edhe marrëveshja mund të konkretizohet që këtë fundjavë.

Aktualisht Ajeti është pjesë e Vejle në Danimarkë, me të cilën siguroi ngjitjen nga Kategoria e Dytë në elitë.

Megjithatë, paraqitjet e tij atje nuk kanë qenë të gjitha bindëse dhe klubi danez mund ta lërë të largohet për të provuar këtë aventurë të re, ndoshta shansi i fundit në një nga kampionatet e mëdha të kontinentit për mbrojtësin 26-vjeçar.

Në të kaluarën, Ajeti ka luajtur në Itali me klubet e Frosinones, Torinos dhe Crotones, para se të kthehej në Zvicër te Grasshoper, ku kaloi një vit të tmerrshëm e më pas qëndroi për disa muaj pa luajtur para se të përfundonte në Danimarkë, ku tentoi të ringjallte karrierën e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco