Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Ernest Gjoka: Shkëndija do jetë dinjitoze ndaj Tottenhamit, sfida me Mourinhon më motivon

Ernest Gjoka: Shkëndija do jetë dinjitoze ndaj Tottenhamit, sfida me Mourinhon më motivon

08:45, 24/09/2020

Ernest Gjoka është entuziast për përballjen me Jose Mourinhon, me Shkëndijën e trajnerit kryeqytetas që do të presë Tottenhamin këtë enjte në Shkup në sfidën e vlefshme për turin e tretë kualifikues të Europa League.

Gjoka e analizon sfidën ndaj skuadrës angleze, teksa nënvizon se Shkëndija do të kërkojë të jetë dinjitoze në fushën e lojës duke dhënë maksimumin.

Është një ndeshje specifike dhe duam ta interpretojmë më së miri, duke qenë dinjitozë në fushë duke dhënë maksimumin. Ne do të dalim të fituar edhe nëse rezultati nuk do jetë në favorin tonë. Do të kemi mundësinë të mësojmë sesi të sillemi ndaj skuadrave elitare siç është në këtë rast Tottenhemi. Është një përplasje me një skuadër gjigante, por akoma më interesante është një përplasje mes meje dhe Mourinhos. Kjo ma shton mua dhe skuadrës akoma më shumë motivimin për të bërë më të mirën në këtë ndeshje”, u shpreh Gjoka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco