Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Zyrtare: Hollanda zgjedh trajnerin, ja kush e zëvendëson Ronald Koeman

Zyrtare: Hollanda zgjedh trajnerin, ja kush e zëvendëson Ronald Koeman

19:27, 23/09/2020

Më 19 gusht, Ronald Koeman u bë zyrtarisht trajner i Barcelonës, duke lënë postin e tij si trajner i Hollandës.

Që nga ajo kohë, federata Hollandeze ishte në kërkim të pasardhësit të tij, i cili më në fund është gjendur.

Image

“Frank de Boer është emëruar trajner i ekipit kombëtar të Hollandës. 50-vjeçari do të drejtojë “Tulipanët” për dy vitet e ardhshme, deri në Kampionatin Botëror në Katar, që do të mbahet në vjeshtën e vitit 2022. De Boer do të fillojë punë me kombëtaren menjëherë dhe për këtë arsye ish-futbollisti i Hollandës do të jetë në krye të stolit në ndeshjen en radhës kundër Meksikës dhe dueleve të Ligës së Kombeve ndaj Bosnjë-Hercegovinës dhe Italisë. " De Boer ka qenë trajner i Ajax Amsterdam, Inter Milan, Crystal Palace dhe Atlanta. Ndërsa si futbollist ai ka luajtu për Ajax, Barcelonën dhe Galatasaryn.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco