Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Superliga e Kosovës/ Gjilani siguron fitoren e parë në kampionat, Ballkani triumfon falë Dakut

Superliga e Kosovës/ Gjilani siguron fitoren e parë në kampionat, Ballkani triumfon falë Dakut

18:17, 23/09/2020

Kanë përfunduar dy takimet e Superligës së Kosovës, të vlefshme për javën e dytë, ku realizuan plot 6 gola. Ballkani ia doli të fitojë me rezultatin 3-2 ndaj Feronikelin, duke siguruar triumfin e dytë në po kaq ndeshje.

Mirlind Daku ishte protagonist kryesorë për Ballkanin, duke realizuar të tre golat për skuadrën e tij. Daku zhbllokoi sfidën që në minutën e 6’, ndërsa në të 24-ën shënoi edhe golin e dytë, duke i dhënë qetësi në lojë skuadrës së Ballkanit. Më pas sulmuesi i ardhur në huazim nga kroatët e Osijek, gjeti edhe golin e tretë në pjesën e dytë duke kompletuar tripletën personale. Më pas ishte sulmuesi Marclei që provoi të rihapë takimin, duke shënuar dy herë në minutat 85’ dhe 88’, por nuk kishte më kohë në dispozicion për të shmangur humbjen.

Pas dy javëve të pra, Mirlind Dallku ka shënuar plot 6 gola, ndërsa Ballkani ka një golavarazh 7-3, që e mban në krye të renditjes dhe e konfirmon qartazi si një pretendente për titullin kampion të Ipko Superligës së Kosovës.

Pas humbjes zhgënjyese 4-0, tre ditë më parë në transfertë ndaj Feronikelit, Gjilani reagoi mjaft mirë në Podujevë dhe arriti të marrë tre pikëte para në kampionat, pasi mposhti Llapin me rezultatin minimal 0-1.

Gjilanasit e drejtuar nga Gentian Mezani vuajtën jo pak për të marrë suksesin ndaj Llapit, teksa golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi kroat Darko Nikaç në minutën e 62-të të takimit. Më herët sulmuesi Fiton Hajdari kishte humbur edhe një 11-metërsh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco