Mourinho flet rreth situatës së Dele Alli

Mourinho flet rreth situatës së Dele Alli

17:43, 23/09/2020

I pranishëm në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës në Europa League, Jose Mourinho, përveç sfidës foli dhe për rastin e Dele Alli.

Sulmuesi anglez ishte lënë jashtë nga trajneri portugez në fitoren e Spursave ndaj Southampton (5-2).

Megjithatë, edhe pse Alli përflitet se mund të transferohej te PSG në formën e huazimit, Mourinho beson se lojtari anglez do të qëndrojë te Tottenham. “Unë besoj dhe jam i bindur që Alli do të jetë lojtar i Tottenham pas përfundimit të merkatos, ” komentoi Special One.

Tottenham thuhet se nuk është kundër idesë së huazimit të Alli por nuk duan që në huazim të përfshijnë edhe opsionin e blerjes.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco