Javi Martinez do largohet nga Bayern Munchen pas 9 vitesh të suksesshme

Javi Martinez do largohet nga Bayern Munchen pas 9 vitesh të suksesshme

15:41, 23/09/2020

Jo vetëm afrime te Bayern Munchen. Javi Martinez është një prej lojtarëve që do të largohet nga kampionët e Bundesligës, ashtu si Perisis, Alcantara e Coutinho.

Mesfushori spanjoll, që më tepër ka bërë mbrojtësin me bavarezët, nuk është në planet e trajnerit Hansi Flick dhe destinacioni i radhës do të jetë ekipi i tij i zemrës, Athletic Bilbao, që pranoi të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit.

Martinez largohet kështu nga Bayerni pas 9 sezonesh, ku luajti 238 takime, shënoi 13 herë dhe arriti rekordin personal me 18 asiste.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco